Arsenali e fiton me lehtësi derbin ndaj Chelseat, rikthehet sërish në pozitën e parë

Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke triumfuar në derbin ndaj Chelseat.

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, tre barazimeve e një humbjeje, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mposhti sonte rivalët lokal në kuadër të javës së 34-t.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultatin 3:1.

Dy golat e parë u shënuan nga kapiteni i “Topçinjve”, Martin Odegaard, në minutat 18 dhe 31. Norvegjezi në të dy golat u asistua nga Granit Xhaka.

Vendasit e vulosën fitoren në minutën e 34-t, me golin e shënuar nga Gabriel Jesus.

“Blutë” ia dolën të shënonin golin e nderit përmes Noni Madueke, në minutën e 65-të.

Për Chelsean ishte kjo humbja e katërt radhazi në kampionat, si dhe ndeshja e shtatë radhazi pa fitore, krahas dy barazimeve dhe një tjetër humbjeje.

Arsenali pas kësaj fitore ka 78 pikë dhe rikthehet në pozitën e parë në tabelë, tani me dy pikë më shumë se Manchester City, që ka dy ndeshje më pak.

Chelsea mbetet në pozitën e 12-të me 39 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *