Matematikisht është ende në lojë, por realisht dhe praktikisht, vështirë të ndodhë një gjë e tillë.
Arsenali ka dështuar të marrë pikët e plota në përballjen me Leicesterin, pasi luajti baras 1-1 dhe për t’i humbur thuajse kështu të gjitha shpresat për një vend në zonën Champions, përcjell Blic.
*fans self*
A lovely setup by Saka leads to this finish from Aubameyang to put Arensal on top of Leicester! #MyPLSummer pic.twitter.com/6hP0V5u2Df
— #MyPLSummer (@NBCSportsSoccer) July 7, 2020
Me këtë barazim, “topçinjtë” shkojnë në kuotën e 50 pikëve, nëntë më pak se Leicesteri i pozitës së katërt dhe pesë më pak se United që pozicionohet i pesti, por që “Djajtë e Kuq” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Who else but that man Jamie Vardy?
Leicester equalize at the Emirates with this massive goal. #MyPLSummer pic.twitter.com/f2Dl9bDj6G
— #MyPLSummer (@NBCSportsSoccer) July 7, 2020
Kujtojmë faktin se në rast të përjashtimit përfundimtar të Manchester Cityt nga garat evropiane, atëherë pozita e pestë e Ligës Premier shkon në kompeticionin më të madh për klube në kontinentin e vjetër, porse djelmoshat e Artetas do ta kenë të vështirë të arrijnë edhe atë pozitë, tani kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.
Leicesteri ndërkaq, me këtë pikë i siguron vetes frymë më të lirshme në vazhdim të kampionatit, megjithëse edhe më tutje s’ka asgjë të garantuar.