Arsenali bën “çmendurinë” kundër Lutonit, përmbys rezultatin dhe fiton në minutën e shtatë shtesë

Arsenali ka shënuar fitore të madhe dhe të vështirë njëkohësisht kundër Lutonit, në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit anglez.

Arsenali triumfoi 3:4 ndaj Lutonit, në stadiumin Kenilworth Road.

Londinezo-veriorët e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi vetëm pas 20 minutavë lojë.

Pesë minuta më pas, Luton barazoi me anë të Oshos.

Epërsinë Arsenalit ia riktheu Gabriel Jesus në fundin e pjesës së parë, duke shënuar me kokë.

Për dallim nga pjesa e parë, fraksionin e dytë të lojës më mirë e nisën futbollistët vendas që fillimisht barazuan me Adebayo në minutën e 49-të, e më pas përmbysën me autor, Barkley.

Festa e Luton zgjati megjithatë vetëm tre minuta, pasi Havertz sërish baraspeshoi rezultatin.

Përmbysjen e “çmendur” e bëri Rice në minutën e shtatë shtesë kur shënoi golin e katërt për Arsenalin, duke ia siguruar kështu edhe fitoren.

Arsenali përkundër barazimit vazhdon lidershipin me 34 pikë, tri më shumë se Liverpooli si ndjekës i parë.

Luton është në pozitën e 17-të me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *