Olyampicos ka shkaktuar befasinë më të madhe në këtë raund garash në Ligën e Evropës.
Kampioni i shumëfishtë i Greqisë ka eliminuar Arsenalin në Londër ku ka marrë fitore 1-2.
Ndeshja e parë i takoi Topçinjve me rezultat 0-1, por dy golat si mysafirë i shërbyen grekëve për të kaluar tutje.
Pape Cisse dhe Youssuf El Arabi ishin autorët e golave për mysafirët, teksa Pierre Emerick Aubameyang shënoi të vetmin gol për vendasit.
Ishin dy golashënuesit e mysafirëve, Cisse e El Arabi që morën notat më të larta tek Olympiacos.
Teksa nota më e lartë tek vendasit shkoi për Nicolas Pepe e pas tij edhe për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi.
Paraqitje mjaftë të mirë pati edhe Granit Xhaka, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Bernd Leno.