Arrihet marrëveshja për meçin Joshua – Fury

Boksierët britanike Tyson Fury dhe Anthony Joshua, të dy kampionë bote në peshën e rëndë, kanë arritur një marrëveshje për të dueluar mes tyre. Sipas mediave, që i referohen menaxherit Eddie Hearn, sfida do të zhvillohet në maj ose qershor të vitit 2021.

Sipas Hearn, kontratat janë përgatitur për të dyja palët, por kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për të zgjidhur. Detaje që kanë të bëjnë me faktin se kush do të dalë i pari në ring, në cilin kënd të ringut do të qëndrojë e tjera. Gjithsesi, duket se çështjet më të rëndësishme, si pagesat, janë vënë në vijë.

Tyson Fury nuk duelon që prej shkurtit të këtij viti, kur mposhti Deontay Wilder dhe i mori titullin kampion bote në kategorinë WBC. Ndërsa Anthony Joshua dueloi më 12 dhjetor ndaj Kubrat Pulev, ku fitoi dhe mbrojti titujt kampionë në kategoritë IBF, WBA e WBO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *