Mesut Ozil përfundimisht pritet të ndahet me Arsenalin dhe ta vazhdojë karrierën jashtë Anglisë.
Mediat turke raportojnë se mesfushori turko-gjerman ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në orët e ardhshme.
Për transferimin te klubi nga Stambolli, Ozil ka refuzuar edhe ofertën e klubit amerikan, DC United.
Ndryshe, Ozil nuk ka luajtur tek Arsenali që nga muaji mars i vitit të kaluar shkaku i disa problemve të brendshme në skuadër.