Arrihet marrëveshja mes Lewandowskit dhe Barcelonës

Robert Lewandowski raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Sipas “Sport Italia”, palët tashmë janë pajtuar për kushtet dhe tani përpara se të ndodhë kjo lëvizje, është që Bayern Munichi të lejojë largimin e lojtarit.

Ndërkaq, gazeta spanjolle “Sport” gjithashtu ka raportuar se Barça është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë funte për Lewandowki, i cili thuhet gjithashtu se e dëshiron transferimin në “Camp Nou”.

“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.
Robert Lewandowski ka kontratë të vlefshme me kampionin gjerman deri më 30 qershor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *