Raportimet e fundit nga media turke shprehen të sigurta që Jetmir Topalli do të transferohet në Turiq.
Gazeta e njohur sportive, “Ajansspor” bën të ditur se ylli i Ballkanit, Jetmir Topalli do të kaloj tek klubi Yeni Malatyaspor.
Topalli, i cili këtë sezon pati paraqitje fantastike për klubin nga Suhareka pritet që edhe zyrtarisht të prezantohet tek klubi i ri.
22 vjeçari nga Kaçaniku shënoi 7 gola dhe dhuroi një asistim në 30 ndeshje për ekipin e Ismet Munishit sezonin e kaluar.
Kujtojmë që Malatyaspor, sezoni e kaluar ishte pjesë e Superligë turke, por që në javët e fundit ra nga liga.