Xhiroja e 21-të në Superligën e basketbollit të Kosovës do të gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova.
E gjithë kjo pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit.
Kjo marrëveshje është arritur pas dy takimeve të zhvilluara në mes të Bordit të FBK-së dhe Bordit të SHGJFBK-së.
Tashmë gjyqtarët do të kthehet në aksion pasi që javën e kaluar nuk referuan duke e bojkotuar atë xhiro për shkak të borxheve të FBK-së ndaj tyre.