Futbollisti i Real Madridit i cili aktualisht është i huazuar te Borussia Dortmundi, Achraf Hakimi duket se do të transferohet te Interi.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Interi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Hakimit.
40 milionë euro pritet t’i paguaj Interi për shërbimet e Hakimit.
Ai pritet t’i bashkohet Interit gjatë javës tjetër.