Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho është arrestuar në Paraguai në kontrollin e pasaportave.
Kjo për shkak se legjenda e Barcelonës u përpoq të hynte në këtë vend në mënyrë ilegale, raporton ‘Diario Ole’.
Përkatësisht, Ronaldinho kishte një pasaportë të falsifikuar, dhe me të kishte deklaruar se ai ishte qytetar i Paraguait.
Zyrtarët e kontrollit të pasaportave vunë re paligjshmërinë, derisa Ronaldinho dhe vëllai i tij u shoqëruan në një hotel nën shoqërimin e policisë.
‘Dinho’ nuk do të lejohet të largohet nga ky hotel deri në pasditën e sotme.
Përndryshe, Ronaldinho ia kishte mësyrë Paraguait për të promovuar librin e tij ‘Gjeniu i jetës’.