Ish-futbollisti gjerman Deniz Naki është arrestuar të enjten në qytetin e Açen, nën akuzat e është udhëheqës i një organizate kriminale.
Kjo organizatë është përfshirë në shantazhe, trafikim droge dhe financimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, e cila konsiderohet organizatë terroriste, transmeton GE.
Naki u lind në Gjermani dhe ka origjinë kurde.
Në karrierën e tij, mesfushori 31-vjeçar ka luajtur për Bayer Leverkusenin, St. Paulin dhe Paderbornin.
Tri vjet më parë, ai u përjashtuar përjetësisht nga futbollit turk për përhapjen e propagandës “separatiste dhe ideologjike”, teksa ishte pjesë e Gençlerbirilgit.