Futbolli anglez ka pësuar një gidtje të madhe. Sipas të përditshmes britanike, “The Mirror”, një futbollist i Premier Ligës është arrestuar e pezulluar nga klubi i tij për ngacmime seksuale ndaj një të mituri.
Futbollisti, pjesë e kombëtares të vendit të tij, u arrestua ditën e premte nga policia, por mediat nuk e ka bërë publik emrin e lojtarit ende.
Edhe policia konfirmoi me një deklaratë arrestimin e lojtarit javën e shkuar pa bërë publike asgjë rreth identitetit.“Policia e Manchester-it ka arrestuar nje person 31 -vjeçarë ditën e premte nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të mituri,” – shkruhet në komunikatën zyrtare të policisë.
Gjithashtu edhe klubi ka njoftuar pezullimin e lojtarit për t’i hapur rrugë hetimeve të policisë.