Arrestohen presidenti i Federatës Kolumbiane të Futbollit dhe i biri i tij

Presidenti i Federatës Kolumbiane të Futbollit, Ramón Jesurún dhe i biri i tij janë arrestuar pas përfshirjes në përleshje, e cila ndodhi të dielën mbrëma në finalen e Copa Américas, e cila u mbajt në Miami.

Jesurún, 71 vjeç dhe Ramón Jamil Jesurún, 43, po akuzohen për përfshirje në përleshje si zyrtar apo punonjës në stadium, deklaroi departamenti policor i Miamit, shkruan “BBC”, përcjell “GE”.

As Jesurún e as i biri i tij nuk e kanë komentuar publikisht këtë rast, i cili ndodhi në finalen e Copa Americas ndaj Argjentinës.

Sipas policisë, incidenti ndodhi pas ndeshjes së luajtur në “Hard Rock Stadium” në shtetin jug-lindor të SHBA-ve.

Jesurún dhe i biri i tij u panë duke hyrë më fushën e blertë, ndërsa më pas nisën të godisnin në njërin prej zyrtarëve të sigurimit, i cili së bashku me kolegët e tij po merrej në ndalimin e njerëzve që të futeshin në fushë.

Policia thotë se oficeri e kishte vendosur një pëllëmbë të dorës në gjoksin e djalit të Jesurún për ta drejtuar atë se kah të shkonte.

Më pas, zotëri Jesurún e shtyu oficerin, thotë tutje policia, ndërsa djali i tij e kapi në qafë policin dhe e tërhoqi në tokë, duke e goditur me grusht dhe shkelma në kokë.

Djali i Jesurún e kapi dhe e shtyu edhe një oficere femër, e cila po mundohej të asistonte, shton policia, e cila thekson se të dy burrat e goditën edhe një menaxher sigurie.

Besohet se Jesurún dhe djali i tij, por edhe pjesa tjetër e familjes, po mundoheshin të shkonin në fushën e blertë për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *