Aro Muriq flet pas humbjes nga Suedia, zbulon synimin e madh të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Stokholm.

Në “Friends Arena”, Suedia është përballur me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022″.

Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi suedezëve me rezultat bindës, 3:0. Pas ndeshjes, portieri i Kosovës, Aro Muriq është shprehur i zhgënjyer me humbjen.

“Suedia bëri shumë mirë. Duke na befasuar në fillim. Pjesën e dytë e fillua mirë. Nuk ka diferencë, është vendimi i trajneri se a luaj unë apo jo”, ka thënë Muriq, transmeton frontonline.

“Do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë vendin e tretë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *