Aro Muric, portieri i Manchester Cityt dhe Kosovës pritet të bëhet me klub të ri, transmeton Insporti.
21 vjeçari këtë sezon ishte i huazuar tek Nottingham Forest nga Manchester City, por bëri vetëm 4 paraqitje.
Për Muricin ka shprehur interesim ish kampion i Premier Ligës, Blackburn Rovers.
Blackburni, i cili bën pjesë në ligën e dytë të futbollit anglez dëshiron transferimin e Muriçit në formë huazimi.
Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e Manchester Cityt.