Aro Muric për Jan Oblakin: Është më i miri, por shpresojmë se do t’i shënojmë shumë gola!

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric mbrëmë u paraqit në konferencë për media për të folur rreth ndeshjes së ardhshme ndaj Sllovenisë.

Muric dha një mendim edhe për portierin kundërshtar, Jan Oblak.

Portieri “dardan” thotë se Oblak është një nga më të mirët në botë.

“Akoma mendoj se është një prej portierëve më të mirë në botë. Por shpresojmë që nesër të jemi në gjendje t’i shënojmë sa më shumë gola dhe të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Aro Muric

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *