As tek Gjilani, e as tek Drita. Armend Thaçi do të shkojë tek Ballkani.
Siç mëson gazeta para pak minutash, Thaçi i ka thënë ‘PO’, presidentit të klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, shkruan Olle.
Thaçi e ka pritur deri sot reagimin e Gjilanit, me të cilët ishte shumë afër transferimit.
Kapiteni i Prishtinës, në fund vendosi të pranojë ofertën e majme të klubit nga Suhareka.
Mbrojtësi i djathtë pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajë nesër, dhe më pas të bëjë prezantimin.
Një ditë më parë, ish-lojtari i Gjilanit konfirmoi se nuk ka vazhduar me Prishtinën, tek të cilët ishte në dy vitet e fundit.