Tre muaj pasi prezantoi fanellën e re për sezonin 2023-2024, Chelsea ka gjetur më në fund një sponsor të ri.
Bëhet fjalë për “Infinite Athlete”, që ka paguar rreth 45 milionë euro për të qenë sponsori kryesor i uniformës së “Bluve” të Londrës.
Ndërmarrja e inxhinierisë biomekanike do të zëvendësojë marrëveshjen 3-vjeçare që Chelsea kishte me rrjetin e telekomunikacionit “3”, që skadoi sezonin e kaluar.