West Ham po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, këtë verë pas huazimit të tij në Southampton.
Sipas The Sun, “Çekanët” po planifikojnë të bëjnë një lëvizje për Brojën, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij të mira tek Southampton.
Broja ka gjetur rrjetën nëntë herë dhe ka dhuruar një asistim, duke qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar tek skuadra e tij momentale.
Sipas burimit, West Ham mund të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij.