Armando Broja lë “gjurmë” në fitoren e Southamptonit kundër West Ham United

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja vazhdon me paraqitje të mëdha në Premier League.

Reprezentuesi i Shqipërisë të dielën startoi te Southamptoni që arriti fitore të rëndësishme, 3:2, në udhëtim te West Ham Unitedi.

Broja luajti deri në minutën e 81-të. Madje siguroi penalltinë përmes së cilës Southamptoni kaloi në epërsi 2:1.

Pas një ore lojë, Broja shpërtheu nga mesi i fushës, ndonëse po pengohej nga një lojtar rival.

Shkoi deri në zonë dhe u ndal në mënyrë të palejuar. Arbitri tregoj në pikën e bardhë pasi rishikoi situatën nëpërmjet VAR-it.

Broja 20-vjeçar, ka shënuar katër gola në 14 paraqitje në Premier League këtë edicion.

Southamptoni pas 18 ndeshjeve mban pozitën e 14-të me 20 pikë. West Hami është i gjashti me 28 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *