Armando Broja ishte padyshim lojtari më i mirë ën fushë për Shqiëprinë në humbjen në minutat e fundit në miqësoren ndaj Spanjës që u luajt në stadiumin Espanyolit.
Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi ndjente keqardhje për humbjen në fund, gjithashtu pati dhe një mesazh për Rejën nëse mund të themi.“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në 80 e ca kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me gol të bukur. Është gjë e vogël që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë.”
“Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Trajneri është ai që bën formacionin, por duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes”
“Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më shumë. Jam shumë i kënaqur që luajta titullar.”, tha Broja për RTSH.
Kujtojmë se miqësorja e radhës e Shqipërisë do të jetë pas 3 ditësh në fushën tonë ndaj Gjeorgjisë, një kundërshtar i lehtë në letër që do t’i japë mundësi Rejës të eksperimentojë më shumë.