Një ndër protagonistët kryesorë në fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos ishte dhe sulmuesi Armando Broja i cili vetëm në një pjesë loje i aktivizuar dhuroi 2 asiste dhe shënoi 1 gol.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Broja u shpreh:
Paraqitja e mirë: Nuk është vetëm që luaj unë, luan e gjithë skuadra, sot për mua ishte shumë mirë, morëm 3 pikë bëmë shumë gola, është gjë mirë të vazhdojmë kështu të shkojmë në Hungari e Angli kështu.
Skuadër sulmuese: Sot duhej të bënim sa më shumë gola, kishim raste për të bërë më shumë, ishte ndeshje e kompeletuar dhe para tifozëve shqiptar është gjë e bukur.
Ndjesia: Trajneri më ka aktivizuar avash-avash, me Poloninë s’kam luajtur, me Hungarinë luajta 20 minuta, sot një pjesë loje. Sa më jep trajneri minuta unë mundohem të luaj. 2 ndeshje 2 gola është mirë për mua, pra do të vazhdoj kështu, është mirë për mua.
Asisti për Laçin: Sulmuesi duhet me dhënë dhe gola, jo vetëm të bëjë gola. Jam sulmues që kam qejf te jap asiste, të ndihmoj ekipin sa të mundem. Është gjë e mirë kur sheh shokët që kënaqen duke shënuar, jemi të gjithë bashkë një skuadër, është gjë e mirë.