Armand Duka pas vizitës në FFK: I shpreha mbështetjen time presidentit Ademi, do të jem gjithmonë pranë FFK-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, sot ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku është pritur nga i pari i futbollit tonë, Agim Ademi.

I pari i FSHF-së përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se ishte kënaqësi të takohet me homologun e tij nga Kosova, Agim Ademin. Duka thotë se i ka shprehur mbështetjen e tij presidentit Ademi, duke i garantuar se do të jetë gjithmonë pranë FFK-së.

Duka shpreson se shumë shpejtë do të licencohet FFK-ja, derisa ai uron Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e qershorit.

Ky është postimi i Dukës:

E shtunë e bukur sot në Prishtinë për një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës ku u takova me homologun e mikun tim Agim Ademi.

I shpreha mbështetjen time Presidentit Ademi dhe e garantova se do jemi gjithmonë pranë FFK-s dhe futbollit kosovar në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë.

Urojmë shumë që procesi i licensimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë të mundshme dhe të gjithë sëbashku të bashkojmë forcat e energjitë në projektet afatshkurtra dhe afatmesme të Federatës dhe Presidentit Ademi për mbylljen me sukses të garave dhe paraqitjen dinjitoze të klubeve të Kosovës në kompeticionet europiane.

Në të njëtën kohë i shpreha i urova shumë suksese përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *