Armand Duka u rizgjodh sërish në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për të dytin mandat radhazi.
Presidenti i FSHF-së grumbulloi 45 vota, nga 55 të mundshme, duke lënë pas çdo kandidat tjetër.
Kjo duket se ka bërë që popullariteti i tij në UEFA të rritet, pasi kësaj radhe ai mori 9 vota më shumë nga katër vite më parë.