Shqiptari ka fituar plotë 66 pikë, duke mposhtur Mijo Caktas me 46 pikë dhe Franko Andrijasevic & Kristijan Lovic që kishin nga 18 pikë.
Ylli i Dinamo Zagrebit ka konfirmuar se ka pranuar çmimin duke postuar një foto në Facebook.
Ademi u shpreh i lumtur që fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, derisa tha se ky çmim do këtë vend të rëndësishëm në të gjitha arritjet e tij.
“Mendoj se nuk ka nder më të madh kur të zgjedhin lojtar më i mirë, personat të cilët e bëjnë punën e njëjtë si ti. Ky trofe do të zë vend të rëndësishëm në mesin e të gjitha arritjeve të mia”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Ademi përfaqëson Maqedoninë e Veriut, me të cilët shkroi historinë duke u kualifikuar në Evropianin 2021.