Argjentina fituese e “Finalissima”, e mund bindshëm Italinë në “Wembley”

Kombëtarja e Argjentinës e ka fituar “Finalissiman” ndaj Kombëtares së Italisë.

Kampionët e Copa America triumfuan 0:3 ndaj kampionëve të Evropës në stadiumin “Wembley” në Londër.

Rezultati ishte i baraspeshur deri në minutën e 28-të kur Lautaro Martinez falë asistimit nga Lionel Messi kaloi Argjentinën në avantazh.

Epërsia u dyfishua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë nga Di Maria që shënoi gol të bukur.

Për golin e tretë të Argjentinës u desh të pritej minuta e 94-të kur Dybala me ndihmën e shtyllës realizoi golin e fundit.

Ndeshja finale e quajtur “Finalissima” vjen pas marrëveshjes mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it.

Kjo ishte hera e tretë në histori që një Kombëtare kampione nga Evropa do të takohet me kombëtaren kampione nga Amerika e Jugut.

Në vitin 1985, Franca kishte mposhtur Uruguain 2:0 në Paris, dhe tetë vjet më vonë Argjentina mposhti Danimarkën me penallti në Argjentinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *