Argjend Malaj largohet nga Ballkani dhe transferohet në Ligën e Tretë në Suedi

Nga skuadra kampione në Kosovë në skuadrën e Ligës së tretë në Suedi.

Ky është vendimi që ka marrë futbollisti i mirënjohur kosovar Argjend Malaj i cili ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Suedim.

Malaj që për një kohë ka luajtur edhe në Shqipëri ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi për një vjet me skuadrën Ljungskile SK.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit suedez që bën gara në ligën e tretë që ka zyrtarizuar afrimin e Malajt në radhët e veta.

Tek skuadra suedeze Malaj e ka gjetur edhe shokun e tij Ilir Berisha me të cilin më parë kanë luajtur te Prishtina dhe Feronikeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *