Ardit Tahiri mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin norvegjez

Skuadra e Dritës mund të mbetet pa një sulmues të madh në merkaton e janarit.

Ardit Tahiri, sulmuesi i klubit të Dritës mund të vazhdojë karrierën në një klub norvegjez.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Tahiri ka kontakte për transferimin në Evropë, andaj një transferim i tij në këtë merkato nuk është i pashmangshëm edhe pse ende nuk ka diçka të finalizuar.

Klubi i Dritës është në kërkim të një sulmuesi – që të mos ketë probleme në repartin ofansiv në rast të largimit të Tahirit në këtë merkato.

Kujtojmë se Ardit Tahiri është edhe pjesë e kombëtares U21 të Kosovës, teksa me Dritën u shpall kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll në stinorin 2021/22.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *