Kampionati elitar në futbollin kosovar hap siparin për xhiron e katërt me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit dhe starton nga ora 16:00, teksa të dy skuadrat do të kenë imperativ fitoren.
Arbëria e Arbnor Morinës kërkon të vazhdojë me formën e mirë dhe të qëndrojë sa më gjatë në kreun e klasifikimit, ndërkohë Feronikeli i Afrim Tovërlanit mëton të rikthehet te fitoret pas dy ndalesave radhazi.
Takimi do të drejtohet nga gjyqtari Tefik Maloku, i cili do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Shpëtim Murtezi do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.