Arbëria ka triumfuar në Drenas ndaj Feronikelit, në takimin hapës të xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar.
“Kuqezinjtë” nga Dobraja e Madhe e Lipjanit fituan 0:1 ndaj Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Arbëria me këtë fitore vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 33 pikë, vetëm një larg pozitës së barazhit (Drenica).
Ndërkohë, “Industrialistët” pozicionohen në vendin e gjashtë me 35 pikë në tabelë.
Kësisoj, lufta për mbetje në elitë është ndezur edhe më shumë me pesë skuadra që janë në garë.
Nga Llapi i vendit të pestë, deri tek Arbëria në vendin e nëntë diferenca e pikëve është vetëm gjashtë.
Kjo është tabela e Superligës pas ndeshjes Feronikeli – Arbëria: