Arbëria – Feronikeli, golat dhe rastet e përballjes

Feronikeli pas humbjes nga Drenica në shtëpi, është rikthyer me fitore menjëherë në xhiron e radhës.

“Industrialistët” kanë mposhtur sot (e hënë) Arbërinë me rezultat bindës 0:3.

Ishte Argjend Malaj i cili zhbllokoi rezultatin në min (39’) duke i dhënë Feronikelit avantazhin.

Golin e dytë e shënoi Mendurim Hoti min (45’).

Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i “Niklit”, mysafirët arritën të shënojnë edhe golin e tretë.

Ishte minura (77′) kur Damir Kojaseviq shënoi golin e tretë për Feronikelin.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë, ndërsa Arbëria mban pozitën e tetë me 25 pikë total.

https://fb.watch/3YPoK6x6Em/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *