Arbër Zeneli ‘thumbon’ tifozët e Kosovës

Arbër Zeneli është futbollisti i radhës që do ti mungojë kombëtares së Kosovës, në sfidën e nesërme ndaj Greqisë,

Për shkak të disa problemeve shëndetësore sulmuesi kosovar nuk ka udhëtuar me kombëtaren për në Athinë.

Zeneli dhe të gjithë lojtarët tjerët të Kosovës janë kritikuar shumë nga tifozët për dy humbjet, ndaj Maqedonisë Veriore dhe ndaj Sllovenisë.

E duke parë komentet dhe ofendimet nga më të ndryshmet të tifozëve kosovar ka reaguar edhe vet Arbër Zeneli.

Ai në instastory në rrjetin social instagram ka publikuar dy fotografi, ku shihet një tifozët i vetëm në stadium, duke përkrahur skuadrën si në humbje si në fitore dhe një fotografi tjetër, ku shihet një numër i madh tifozësh duke përkrahur ekipin vetëm në fitore.

Këtyre fotove asi kosovar i’a ka bashkangjitur edhe një fjali, duke shkruar ‘fakt’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *