Arbër Zeneli: Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën, shpresoj ta nisim me fitore në Ligën e Kombeve

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës pas pushimit të djeshëm iu kanë rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca.

Pas seancës së sotme stërvitore, Arbër Zeneli ka folur për faqen zyrtare të Futbollit të Kosovës.

Anëtari i Reimsit tha se i kanë munguar ndeshjet me Kosovën, teksa shtoi se shpreson që edicionin e ri të Ligës së Kombeve të ia nisin me fitore.

“Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj Greqisë ta kemi stadiumin e mbushur me shikues. Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën. Jam kthyer në shkurt, pastaj pata rastin të vij në mars por u lëndova sërish, ndërsa tani jam shumë mirë. Për Kosovën duhet ta japim maksimumin të gjithë. Duhet mos e kursejmë veten për shtetin tonë, për shikuesit që vijnë dhe për të gjithë shqiptarët që janë gjithandej. Jam në formë të mirë, por çdo minutë më shumë për mua është e rëndësishme. Pres ndihmën e shikuesve kundër Greqisë dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive”, tha Zeneli.

Pas ndeshjes me Qipron, Kosova më 5 qershor e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” më 9 qershor e presin edhe Irlandën e Veriut, kurse më 12 të muajit të ardhshëm do ta vizitojnë Greqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *