Ylli kosovar, Arbër Hoxha e ka rikthyer Dinamo Zagrebin në lojë, në ndeshjen e kthimit kundër grekëve të PAOK-ut në Ligën e Konferencës.
Dinamo Zagrebi shkoi në pushim në disavantazh 3:0 kundër PAOK, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 2:0, raporton KosovaPress.
Por, me të filluar pjesa e dytë, gjigantin kroat në lojë e riktheu një emër nga Kosova.
Hoxha shënoi në minutën e 49’ për ta ngushtuar disavantazhin e Dinamo Zagrebit në 3:1.
Golin mund ta shikoni Këtu