Arbër Hoxha e ndihmon Dinamo Zagrebin ta eliminojë Real Betisin nga Liga e Konferencës

Dinamo Zagrebi ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës, pasi e eliminoi sot skuadrën spanjolle, Real Betis.

Dinamo Zagrebi barazoi sot 1:1 me Real Betisin, por që në ndeshjen e parë kishte fituar 1:0 si mysafirë në Spanjë.

Real Betisi ishte në epërsi sot që nga minuta e 38’ me golin e Cedric Bakambut, para se Takuro Kaneko të barazonte shifrat në 1:1 në minutën e 59’.

Ndërkaq, protagonist në barazimin e sotëm të Dinamo Zagrebit ishte futbollisti shqiptar, Arbër Hoxha.

Hoxha asistoi te goli i Kanekos, gol ky i cili ia siguroi barazimin Dinamos, e më pas që rezultoi të jetë goli i kualifikimit tutje për gjigantin kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *