Analisti i “Sport’s Show”, Arben Zeqiri, ka diskutuar mbi ndeshjen e shumë përfolur në Mitrovicë mes Trepçës ‘89 dhe Llapit.
Golat e realizuar në këtë ballafaqim i quajti ai si “pamje që flasin”.
“Pamje që flasin vetë. Kjo ndeshje askujt nuk ia mbushë syrin që nuk ka qenë e kalkuluar. Shihet shumëçka, më vjen keq të flasë për tema të tilla”, u shpreh Zeqiri.
“Kush e njeh futbollin, e kupton lehtë”.
“Duhet t’ia lëmë instuticioneve të drejtësisë, Llapi i shënoi katër gola jashtë, kurse 89-shi pesë, nuk e di pse s’ka pasur rezultate të tilla më herët”, shtoi ai.
Sipas Zeqirit, shënimi i golave në këtë ballafaqim lë të kuptohet shumëçka.