Sulmuesi Arb Manaj është duke vazhduar të shkëlqejë te skuadra turke, Balikeserispor, ku është i huazuar nga Ankara.
Manaj realizoi gol në ndeshjen e fundit dhe këtë gol ia dedikoi babait që asnjëherë nuk e ka njohur.
Manaj tha se provon të bën krenar babin e tij, i cili dha jetën për liri.
“22 vjet pa ty babë, jam duke provuar të të bëj krenar, njësoi si më bërë ti mua, ky gol dhe kjo fitore është e dedikuar veçanirisht për ty dhe të gjithë të tjerët që dhanë jetën për liri”.
“Gjithmonë do të të kujtojë edhe pse asnjëherë nuk të njoha”, tha ai.
Qendërsulmuesi këtë edicion në Ligën e dytë turke ka realizuar tetë gola dhe dhuruar tri asistime në 20 paraqitje.