Real Madridi vazhdon që të fitojë në La Liga. Në javën e dhjetë arritën që të fitonin ndaj Elces me shifrat 3-0, por kjo ndeshje kishte një situatë të pazakontë.
Madrilenëve iu anuluan tre gola për shkakun e VAR, dy nga Benzema dhe një i Alaba.
Në rastin e fundit, kishte jo pak polemika për mënyrën sesi u anulua goli. Menjëherë pas kësaj që ndodhi, Federata Spanjolle e Futbollit apo më saktë Komiteti i Arbitrave i ka kërkuar falje Realit të Madridit.
“I kërkojmë falje Realit dhe të gjithë tifozëve të futbollit, sistemi VAR ndonjëherë është vërtet i vështirë për t’u vlerësuar, disa vendime janë jashtëzakonisht të vështira. Pas shikimeve dhe analizave më të gjata, goli i Alaba u anulua gabimisht”, tha Federata Spanjolle e Futbollit.