Inter ka shënuar edhe fitoren e radhës në Serie A.
Të drejtuarit e Antonio Contes kanë triumfuar ndaj Crotones.
Ishte një gol i Eriksen që e zhbllokoi ndeshjes, kurse Hakimi në fund të ndeshjes vendosi rezultatin përfundimtar 0 me 2 të këtij takimi.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën italiane, fitore kjo që pothuajse ia siguron titullin kampion.
Nëse Atalanta mundet nga Sassuolo nesër, Interi do të shpallet kampion.
Pas ndeshjes, Antonio Conte u shpreh mjaft entuziast duke i dhënë të gjithë meritat grupit të lojtarëve të tij.
“Ky kampionat është rezultat i një rritje totale të gjithë ekipin. Nga çdo pikëpamje, teknike, mendore dhe morale. Djemtë kanë një ditë pushim, ata do të qëndrojnë me familjet e tyre sepse ata meritojnë një pushim të vogël.
Ne nuk duam të varet nga të tjerët sepse skuadra po bën diçka historike dhe nëse fitojmë titullin të gjithë do të hyjnë në historinë e Interit pasi të kenë rrëzuar një mbretëri që zgjati nëntë vite.
Ngjashmëri me Juven? Po, ka ngjashmëri. Sigurisht, duke ardhur këtu unë bëra zgjedhjen më të vështirë. Nuk ishte e lehtë, nuk ishte e thënë t’u pëlqejë të gjithëve dhe të hyje në zemrat e tifozëve, por unë gjithmonë e kam vënë veten në vendin e tyre dhe tani po bëjmë diçka të jashtëzakonshme”, përfundoi ai.