Vaji i rigonit të egër merret nga lulet dhe gjethet e bimës, dhe njihet si një veprim i fuqishëm antimikrobik që lufton me sukses infeksionet. Falë vetive antibakteriale, antifungale dhe antivirale, vaji i rigonit përdoret gjerësisht në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Si një barishte e freskët, vaji i rigonit të egër përmban nivele të larta të antioksiduesit. Zakonisht merret gjatë ftohjes, ose administrohet nga jashtë për infeksione të lëkurës. Është e rëndësishme të dini se në rast të sëmundjeve serioze, ose në shtatzëni dhe laktacion, duhet të këshillohet mjeku specialist, transmeton KosovaPress.
Meqenëse shumë sëmundje shkaktohen nga mikroorganizmat, është e rëndësishme të dini se vaji i rigonit të egër lufton me sukses mikrobet e dëmshme dhe është efektiv në parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, siç janë vaginoza bakteriale (Candida), infeksioni i traktit urinar (Escherichia coli), klamidia, helmimet nga ushqimi (salmonelë, listeria…) dhe infeksione të ndryshme të mushkërive.
Rigoni i egër mund të përdoret si bimë në përgatitjen e ushqimit, çajit ose në formën e vajrave. Kur bëhet fjalë për vajin, rekomandohet që ta kombinoni me vajin e ullirit, pasi ndihmon me dhembjet e muskujve.
Si të përdorni vajin e rigonit të egër?
– 2-3 pika rigoni të egër për problemet e infeksionit të mushkërive
– Derdhni 2-3 pika vaj rigoni të egër në një gotë me ujë për të qetësuar fytin
– Përzieni një deri dy pika vaj rigoni të egër me një dozë të vogël të vajit të arrës së kokosit ose aloe vera dhe aplikoni në puçrra, psoriasis, plagët e mbyllura të lëkurës ose kërpudhat e thonjve
– Derdhni 3-4 pika vaj rigoni të egër në një gotë ujë dhe pini 2-3 herë në ditë para ngrënies për të forcuar sistemin tuaj imunitar.
– Vendosni një pikë rigoni të egër në një furçë dhëmbësh për të vrarë bakteret që shkaktojnë frymë të keqe.