Ansu Fati shënon dy super gola për Barcelonën në takimin ndaj Villarealit

Barcelona ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Villarealit në takimin që po zhvillohet në javën e tretë në La Liga.

Skuadra katalunase e ka filluar mjaftë mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 16-të.

Ishte Ansu Fati, ai që shënoi një gol të bukur në një asistim nga Jordi Alba, që e gjeti brenda zonës për mrekulli.

Talenti me pasaportë spanjolle nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë në minutën e 19-të.

Talenti i Barcelonës nuk gaboi dhe shënoi golin e parë të tij në këtë edicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *