Nesër me fillim nga ora 21:00, Barcelona e zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Katalonasit përballen me Bayern Munichun për një biletë në fazën e nokautit të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Barcelona duhet të fitojë këtë ndeshje, ose Benfica të mos fitojë ndaj Dynamo Kyiv për t’u kualifikuar tutje.
Talenti i Barcelonës, Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe e mysafirëve nesër në “Allianz Arena”.
Xavi Hernandez ka publikuar listen e futbollistëve që do të udhëtojnë në Gjermani.
Përveç Fati mungesa të tjera të rëndësishme për Barçën do të jenë ato të Pedrit, Agueros dhe Braithwaite.