Portieri i Manchester City-t, Ederson, luan mjaft mirë me këmbë. Portieri titullar gjuan mjaft mirë penalltitë dhe goditjet e dënimit, por trajneri Guardiola nuk ia beson kurrë atij diçka të tillë.
“Nuk praktikohem për goditjet e dënimit, janë shumë të vështira, vetëm penalltitë. Ne kemi goditës shumë të mirë për gjuajtjet nga distanca në ekipin tonë.
“Jam më i miri te penalltitë, por Guardiola nuk më lejon kurrë që të gjuajë një të tillë”, – tha Ederson me të qeshur. Ai u ngacmua nga gazetarët, pikërisht nga të dhënat e tij të mira me këmbë.