Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Fenerbahçes dhe Ankaragucut.
Nga minuta e parë për Fenerbahcen starton sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Ai ka “agjëruar” kundër Trabzonspor dhe Alanyaspor, sonte do të kërkojë të rikthehet te goli sërish në Superligën e Turqisë.
Deri më tani numëron 12 gola në 21 paraqitje, ka dhuruar edhe 4 asiste.
Vedat Muriqi do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Ankaragucu. Fenerbahce luan në udhëtim kundër skuadrës së Ankaragucu, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Turqisë.
Një orë para se skuadrat të zbresin në fushën e blertë, Feneri ka publikuar formacionin zyrtar, ku shihet se Muriqi do të luajë nga minuta e parë.
Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 18:00.