Anglia me së paku 5 skuadra në Champions në sezonin 2025/26

Me fitoren e Arsenalit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Anglia do t’i ketë të garantuara së paku pesë pozita për edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Një rezultat që arrin falë sistemit të koeficientit të UEFA-s, i cili ua siguron dy pozita ekstra Federatave me rendimentin më të mira në tri kupat evropiane.

Mjaftonte një fitore në Champions, Europa League apo në Conference League për ta konsoliduar pozitën e Anglisë dhe për ta siguruar një vend më shumë nga katër sa i ka zakonisht.

Falë fitores së “Gunners” u arrit ky objektiv.

Liverpooli dhe Arsenali i mbajnë dy pozitat e para në renditjen e kampionatit anglez, ndërsa në krahët e tyre mbetet një paqartësi e madhe: Manchester City, Aston Villa, Tottenham Hotspur, Manchester United, Newcastle United, Chelsea, Brighton e Bournemouth, të gjithë kanë gjasa dhe shpresa për t’i kapur tri pozitat tjera që do të çojnë në Champions.

Por, skenari mund të bëhet edhe më i pabesueshëm: Anglia mund të arrijë t’i ketë deri në shtatë skuadra në Ligën e Kampionëve në sezonin 2025-26.

Kjo do të ndodhte nëse: Aston Villa do ta fitojë Ligën e Konferencës, por nëse ndërkohë nuk do të kualifikohej në Champions përmes kampionatit; nëse Manchester United apo Tottenham do ta fitonin Ligën e Evropës, duke mbetur ndërkohë jashtë Top 5 në kampionatin anglez

Mbetet të shihet, por nga mbrëmë një gjë është e sigurt: në Ligën e Kampionëve 2025/26 do të jenë së paku pesë skuadra angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *