Anglia i nis me fitore të madhe kualifikimet për Evropian, triumfon ndaj Italisë
Anglia i ka nisur me fitore tejet të rëndësishme kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
“Tre Luanët” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Italisë, në duelin që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.
Declan Rice kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express. Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të pasi e shndërroi në gol penalltinë.
Me këtë gol, Kane u bë golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë me 54 gola, duke e kaluar Ëayne Rooneyn.
Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për italianët që shënuan herët.
Retegui arriti të ngushtonte epërsinë për Italinë në minutën e 56-të të takimit.
Në të 80-tën, Luke Shaw mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.
Deri në fund, Italia tentoi të shënonte golin e barazimit, por anglezët u treguan të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes.
Kësisoj, Anglia tani ka tri pikë, kurse Italia aktualisht është pa pikë.