Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshes mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Senegalit.
“Tre Luanët” kanë shkuar në pushim me avantazh 2:0 kundër kombëtares afrikane në “Al Bayt Stadium”.
Jordan Henderson është autor i golit të parë të Anglisë në minutën e 39-të, i cili u ndihmua edhe nga Bellingham që luajti rolin e asistuesit.
Pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, Harry Kane dërgoi topin në rrjetë në minutën e dytë shtesë.
Sfida mes Anglisë dhe Senegalit është në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Botës.
Fituesi i kësaj përballje luan në çerekfinale me Francën.