Skuadra e Liverpool ka nevojë vetëm për një pikë në katër ndeshjet e mbetura për të siguruar matematikisht titullin e 20-të në historinë e tyre.
Aktualisht, ata ‘The Reds’ kanë 12 pikë përpara Arsenalit, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundimin e sezonit të Premier League dhe tashmë festa e madhe duket të jetë gati.
Të dielën, në Anfield, Liverpooli do të presë Tottenhamin, dhe pikërisht në këtë përballje mund të shpallet kampion, me tifozët që do të kishin mundësoi
Matematikisht, Arsenali ka ende shpresa, por janë thjesht teorike: duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, ndërsa Liverpooli të humbasë katër herë rresht – dhe gjithçka të vendoset nga diferenca e golave, ku momentalisht londinezët janë 10 gola prapa.