Andi Zeqiri nuk është përzgjedhur nga trajneri Vladimir Petkovic për Kampionatin Europian EURO20.
Sulmuesi i Brightonit shpresoi se do të udhëtonte me ekipin e Zvicrës për në Kampionat Europian, por trajneri, Petkovic nuk e futi në listën e 26-të futbollistëve.
Duket se Zeqirit nuk i ka mbetur hatri për mos-ftesën. Përmes rrjeteve sociale ai u ka thënë Helvektikëve: “Shihemi së shpejti”.
Kujtojmë që për Andin në garë është edhe Kombëtarja e Kosovës. Madje, Zeqiri kishte veshur edhe fanellën e ‘Dardanëve’ por në fund zgjodhi Zvicrën.
Ai po ashtu është shpallur person non-grata nga tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’.